BREXIT NË RRËMUJË/ Kryeministri britanik dy letra drejt BE, një me firmë e një pa firmë, në njërën kërkon shtyrje, te tjetra jo (KËRCËNIMI I PARLAMENTIT NDAJ JOHNSON)

Publikuar tek: bota, më 11:14 20-10-2019 BREXIT NË RRËMUJË/ Kryeministri britanik dy letra drejt BE, një me firmë e një pa firmë, në njërën kërkon shtyrje, te tjetra jo (KËRCËNIMI I PARLAMENTIT NDAJ JOHNSON)

Boris Johnson kryeministër i Britanisë së Madhe është në hall pas humbjes për marrjen e votës pro në parlament ditën e djeshme.

Ai i ka dërguar një kërkesë BE për një shtyrje të Brexit- por pa firmën e tij.

Kërkesa u shoqërua me një letër të dytë, të firmosur nga Johnson ku thuhet se ai beson se një shtyrje do të ishte e gabuar.

Kryeministrit i është kërkuar në bazë të ligjit të pyesë BE për një shtyrje të Brexit nga data 31 tetor që është vendosur si deadline pas humbjes së votës në Commons.

Presidenti i BE Donald Tusk shkroi në ‘Twitter’ se ka marrë kërkesën për shtyrje dhe se do të konsultohet me liderët evropiane sesi do të reagojë.

Më herët, zoti Johnson sqaroi liderët evropianë duke përfshirë edhe zotin Tusk se letra “ishte e parlamentit dhe jo e tij”.

Parlamentarët opozitarë kanë paralajmëruar kryeministrin se nëse përpiqet të shmangë orientimet e parlamentit për të paër për një shtyrje, mund ta gjejë vetën ne gjykatë.

Zoti Johson është zotuar të vazhdojë me legjislacionin për të zbatuar marëveshjen e tij javën e ardhshme por Laburistët thonë se do të kërkojë të ndryhsojë atë, për të shtuar masa në cështje si të drejtat e punëtorëve apo mbrojtjen e mjedisit.

Kancelari në hije John McDonnel i tha Sky News se kryeministri po shpërfill parlamentin dhe gjykatat duke dërguar një letër të dytë në BE që kundërshton të parën.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013410091400146
array(1) { ["section"]=> string(167) "brexit-ne-rremuje-kryeministri-britanik-dy-letra-drejt-be-nje-me-firme-e-nje-pa-firme-ne-njeren-kerkon-shtyrje-te-tjetra-jo-kercenimi-i-parlamentit-ndaj-johnson-182766" }