BREXIT/ Orët e fundit, Boris Johnson drejt arritjes së marrëveshjes me BE

Publikuar tek: bota, më 07:50 16-10-2019 BREXIT/ Orët e fundit, Boris Johnson drejt arritjes së marrëveshjes me BE

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duket se është pranë nënshkrimit të marrëveshjes për Brexit-in me Bashkimin Europian pasi ka bërë disa lëshime lidhur me kërkesat e BE-së për kontrollet kufitare në kufirin me Irlandën.

Sipas burimeve të larta britanike dhe evropiane, një draft i marrëveshjes mund të publikohet të mërkurën, nëse qeveria në Londër i jep dritën e gjelbër traktatit të arritur paraprakisht.

Ekipet negociuese janë pajtuar në parim që të ketë kontrolle doganore në Detin e Irlandës.

Johnson po përballet me një garë kundër orës për të arritur një marrëveshje të re Brexit para mbledhjes dy-ditore të liderëve të BE.

Ky takim është thelbësor sepse sipas legjislacionit të miratuar muajin e kaluar. Johnson është i detyruar të kërkojë nga blloku një shtyrje të Brexit nëse ai nuk merr një marrëveshje të re të aprovuar nga deputetët deri të Shtunën.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 31 tetor dhe Kryeministri ka insistuar vazhdimisht se nuk do të kërkojë shtyrje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034481048583984
array(1) { ["section"]=> string(78) "brexit-oret-e-fundit-boris-johnson-drejt-arritjes-se-marreveshjes-me-be-182239" }