“Brexit pa marrëveshje do të kolapsojë Britaninë”, Jean Claude Juncker akuzon kryeministrin e Anglisë

Publikuar tek: bota, më 13:10 09-10-2019 “Brexit pa marrëveshje do të kolapsojë Britaninë”, Jean Claude Juncker akuzon kryeministrin e Anglisë Jean Claude Juncker

Jean Claude Juncker ka paralajmëruar se një Brexit pa marrëveshje do të cojë në një kolaps të UK ndërkohë që BE po bën presion ndaj Boris Johnson që ti përgjigjet kërkesave të saj, raporton The Guardian.

Presidenti i Komisionit Evropian hodhi poshtë sugjerimet që blloku do të fajësohet për dështimin e një marrëveshje, duke bërë thirrje që britania ka kryer mekatin original të përpjekjes për tu larguar.

Komentet luftarake erdhën pavarësisht pretendimeve se BE është duke konsideruar të ofroje edhe një zgjatje për disa javë, ndryshe nga zgjatje për disa muaj sic është përfolur.

Disa nga vendet anëtare duan të deprimojnë Boris Johnosn nga koha e mbajtjes së zgjedhjeve, duke argumentuar se nëse ai siguron një maxhorance në zgjedhje, kjo do ta vendosë në një pozicion më të fortë.

Negociatat duken jo mirë pas përplasjes së ashpër të Boris Johnson me Angela Merkel në një telefonatë ditën e djeshme.

Downing Street bëri të qartë se kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryeministrit se Irlanda e Veriut duhet të qëndorjë në bashkimin doganor të BE dhe të përafrohet me rregullat e saj përgjithmonë.

Një burim nga Nr10 tha se po bëhen përpjekje për të bërë të pamundur marrëveshjen ndërkohë që UK asnjëherë nuk do të pranojë asnjëherë që të ndahet.

Të dy palët dëshpërimisht po përpiqen të gjejnë një rrugë për të kaluar këtë impas, por ka pak shpresë për sukses përpara samitit të javës që vjen.

Zoti Johnson do të mbajë bisedime dypalëshe me Leo Varadkar në ditët që vijnë por kryeministri irlandez e ka akuzuar se ai vetëm pretendon se ka bërë koncesione, duke thënë se do të jetë shumë e vështirë për tu gjetur një marëveshje afër.

Presidenti I Këshillit Evropian Donald Tusk u tërhoq nga një pretendim i zotit Johnson në tëitter në vazhdën e konfliktit me zonjën Merkel duke thënë se po luante një lojë të gabuar fajësie dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Burime qeveritare thanë se zoti Johnson mund të bojkotojë samitin e BE javën e ardhshme sesa të pësojë poshtërim të llojit që u tregua për Theresa May. Prishja e bisedimeve do ta vinte zotin Johnson në një kurs përplasjeje nëse aim und të mbajë premtimin “do or die” (të bësh apo të vdesësh) për tu larguar nga BE deri në fund të këtij muaji.

Burime nga Nr10 thanë se nëse Brexit do të vonohet sërish nga Parlamenti dhe gjykatat, tories nuk do të kishin zgjidhje tjetër përvecse të luftojnë në zgjedhje për një biletë “no deal” për të parandaluar hemoragjinë e votave të partisë Brexit të Nigel Farage.

Përplasja me zonjën Merkel erdhi si një pengesë e madhe për zotin Johnson që besoi se kishte mirëkuptimin me krerët e BE që ata do të angazhoheshin pozitivisht me propozimet e tij për kompromis. Zonja Merkel i tha atij se do të duhet të zgjidhte dallimet e tij me Brukselin dhe Irlandën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021131038665771
array(1) { ["section"]=> string(105) "brexit-pa-marreveshje-do-te-kolapsoje-britanine-jean-claude-juncker-akuzon-kryeministrin-e-anglise-181370" }