BREXIT pa marrëveshje/ Konservatorët kundër Johnsonit, deputetët rebelë votojnë pro opozitës

Publikuar tek: bota, më 23:47 03-09-2019 BREXIT pa marrëveshje/ Konservatorët kundër Johnsonit, deputetët rebelë votojnë pro opozitës Parlamenti britanik

Qeveria britanike ka humbur sërish vota nga partia e maxhorancës, pasi përveç Dr. Lee-s një numër i madh konservatorësh të tjerë kanë votuar së bashku me opozitën kundër një BREXIT-i pa marrëveshje duke i dhënë një goditje të rëndë Boris Johnsonit.

Rebelët e partisë konservatore votuan kundër qeverisë pavarësisht paralajmërimeve nga kryeministri Johnson se ata do të përjashtoheshin nga Partia Konservatore dhe se nuk do të lejoshin të kandidonin për partinë në zgjedhjet e ardhshme.

Deputetët e parlamentit në Dhomën e Ulët kanë votuar për të marrë kontrollin mbi agjendën e parlamentit në kundërshtim me pritshmëritë e kryeministrit Boris Johnson.

Kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow u bëri thirrje deputetëve të vendosin nëse do të kontrollojnë agjendën parlamentare ditën e nesërme, kur ata do të përpiqen të miratojnë një projekt-ligj që do të bllokojë një Brexit pa marrëveshje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023470878601074
array(1) { ["section"]=> string(97) "brexit-pa-marreveshje-konservatoret-kunder-johnsonit-deputetet-rebele-votojne-pro-opozites-177229" }