BREXIT/ Pritet sot dorëheqja e Theresa May

Publikuar tek: bota, më 10:43 24-05-2019 BREXIT/ Pritet sot dorëheqja e Theresa May Foto nga CNN

Kryeministrja britanike Theresa May pritet të japë sot dorëheqjen, shkruan Newsbomb.al. 

 Mediat më prestigjoze perëndimore raportojnë se May nuk ka gjetur asnjë mbështetje në planin e saj të ri të paraqitur në parlamentin britanik dhe pritet që të japë dorëheqjen.

Ndërkohë, pak minuta më parë CNN ka publikiar një foto të kryeministres britanike, ndërsa shkruan se ajo ka mbërritur në Downing Street nëpërmjet hyrjes së pasme këtë mëngjes.

CNN ka parë gjithashtu kryetarin e Partisë Konservatore Brandon Lewis që të futet në Downing Street.

Spekulimi është në rritje, që ajo të dalë më vonë dhe të njoftojë detajet e dorëheqjes së saj në një konferencë shtypi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028698921203613
array(1) { ["section"]=> string(48) "brexit-pritet-sot-doreheqja-e-theresa-may-165524" }