Brexit, rritet numri i britanikëve kundër daljes nga BE

Publikuar tek: bota, më 08:41 02-05-2017 Brexit, rritet numri i britanikëve kundër daljes nga BE

Numri i votuesve britanikë që mendojnë se Brexit ishte një gabim kapërcen sot ata që këmbëngulin për të kundërtën.

Një sondazh i “Times” tregon se 45 për qind e britanikëve e pranojnë që largimi i vendit nga Bashkimi Europian ishte zgjedhje e gabuar, 43% thonë se ishte e drejtë, ndërsa 12% u përgjigjen: nuk e di. Kjo është hera e parë që rezultojnë më të shumtë britanikët të cilët konsiderojnë se referendumi nuk doli në përfundimin e duhur, ndërsa çështja e Brexit vazhdon ta përçajë thellësisht vendin, transmeton Klan Kosova.

Ditë më parë, Parlamenti britanik votoi me shumicë dërrmuese për të mbështetur  kryeministren Theresa May, e cila kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme më 8 qershor, tre vjet para afatit.

May e bëri këtë kërkesë me shpresën që të zbusë në këtë mënyrë largimin nga BE-ja. Procesi dyvjeçar i negociatave filloi muajin e kaluar, kur May aktivizoi nenin 50 të Traktatit të Lisbonës të Bashkimit Europian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas dy vitesh, Merkel takon për hërë të parë Vladimir Putin
Kokainë nga Holanda në Firence, aksion me 110 policë për arrestimin e bandës që drejtohej nga familja shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.010698795318604
array(1) { ["section"]=> string(60) "brexit-rritet-numri-i-britanikeve-kunder-daljes-nga-be-77143" }