Brexit, sekretari i Jashtëm britanik: BE të rinegociojë marrëveshjen  

Publikuar tek: bota, më 18:49 09-06-2019 Brexit, sekretari i Jashtëm britanik: BE të rinegociojë marrëveshjen   Sekretari i Jashtem britanik, Jeremy Hunt

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, deklaroi sot se kancelarja gjermane Angela Merkel ka lënë të kuptojë se Bashkimi Europian është i gatshëm që të rinegociojë marrëveshjen e Brexit.

Jeremy Hunt është gjithashtu edhe një nga kandidatët për ta zëvendësuar Theresa May në postin e kryeministrit.

Hunt deklaroi se ka biseduar me Merkelin gjatë përkujtimit të Betejës së Normandisë dhe tha se ndryshimi i marrëveshjes së arritur nga May për daljen e Britanisë nga BE-ja, është i mundshëm.

‘Merkel tha se natyrisht se me një kryeministër të ri të Britanisë, ne do ta shikojmë edhe njëherë çështjen dhe zgjidhjet që kryeministri do të ofrojë’, ka thënë Hunt.

Britania e Madhe vitin e kaluar ka arritur një marrëveshje për daljen nga BE-ja, por Parlamenti britanik vazhdimisht e ka refuzuar atë. Ky shtet duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo paraprakisht Parlamenti duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve në referendumin e mbajtur në vitin 2016 kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundrejt 48 për qind që kanë kundërshtuar atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072638988494873
array(1) { ["section"]=> string(73) "brexit-sekretari-i-jashtem-britanik-be-te-rinegocioje-marreveshjen-167565" }