Brexit: Theresa May pëson humbjen e parë në votim, i dalin kundër deputetët e saj

Publikuar tek: bota, më 23:02 13-12-2017 Brexit: Theresa May pëson humbjen e parë në votim, i dalin kundër deputetët e saj

Kryeministrja britanike Theresa May humbi me një rezultat shumë të ngushtë një votim parlamentar për një amendament të projektligjit të saj për të asimiluar legjislacionin e BE-së në ligjin anglez.

Ky është votimi i parë që ajo ka humbur për çështjen e Brexit.

Amendamenti mori sot 309 vota kundër dhe 305 pro, pasi 10 deputetë rebelë të partisë Konservatore të May-t kishin shpallur qëllimin e tyre për të votuar kundër qeverisë.

Deputetët rebelë kërkuan që marrëveshja përfundimtare mbi Brexit të miratohet nga parlamenti dhe të mishërohet në një statut para se qeveria të bëjë çfarëdolloj ndryshimi ligjor të lidhur me largimin nga Bashkimi Evropian.

Ata theksuan se kjo ishte një çështje që lidhej me ruajtjen e sovranitetit parlamentar.

May ka një qeveri minorance përballë një opozite me 13 vota më shumë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Papa Françesku: Mos debatoni me Djallin, është më inteligjent se ne
Publikohet raporti, 262 gazetarë në të gjithë botën janë në burg »
Article Logic
Execution time: 0.0091760158538818
array(1) { ["section"]=> string(86) "brexit-theresa-may-peson-humbjen-e-pare-ne-votim-i-dalin-kunder-deputetet-e-saj-102995" }