Brexit vë në rrezik bizneset, falimenton kompania e dytë prodhuese e çelikut në Britani

Publikuar tek: bota, më 13:44 22-05-2019 Brexit vë në rrezik bizneset, falimenton kompania e dytë prodhuese e çelikut në Britani

British Steel, kompania e dytë prodhuese më e madhe e çelikut në Britaninë e Madhe ka falimentuar dhe ka rrezikuar gati 25,000 vende pune.

CNN raporton se ditën e sotme kompania ka shpallur falimentimin dhe për këtë fajëson Brexit.

Kompania po kërkonte një paketë shpëtimi nga qeveria, por bisedimet përfunduan pa marrëveshje. 

Gjykata e Lartë ka urdhëruar kompaninë për likuidim të detyrueshëm, sipas Shërbimit të Falimentimit të Qeverisë.

British Steel kishte kërkuar një kredi qeveritare prej 95 milionë dollarësh për të mbuluar humbjet që kishin ardhur si shkak i pasigurive që ka shkaktuar Brexit.

Ndonëse vitin e kaluar kompanisë i ishte dhënë një kredi qeveritare prej 152 milionë dollarësh, ajo nuk ka mundur të dalë nga kriza.

British Steel u ble nga firma investuese Greybull Capital nga Tata Steel e Indisë në vitin 2016. Ajo prodhon më shumë se 2.8 milion ton çelik në vit. 4,000 njerëz punojnë në filialin e kësaj kompanie në Scunthorpe, në verilindje të Anglisë dhe 400 të tjerë në Francë.

Sindikatat paralajmëruan ditën e djeshme se 20,000 vende pune në zinxhirin e furnizimit do të ishin në rrezik nëse kompania do të falimentonte.

gfjkl.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018887996673584
array(1) { ["section"]=> string(93) "brexit-ve-ne-rrezik-bizneset-falimenton-kompania-e-dyte-prodhuese-e-celikut-ne-britani-165274" }