Brezi i Endri Shabanit, Brezi i Qylit!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:25 04-01-2020 Brezi i Endri Shabanit, Brezi i Qylit! Sokol Terihati-Endri Shabani

Shkruan Sokol Terihati:

Një djalë që quhet Endri Shabani, ka bërë nje shkrim me titull “Na gënjyet ” Mesa kuptoj, është brezi i fillim viteve 90 dhe akuzon me fakte të mirëqena brezin tim !

Atë që bëri një përpjekje madhore për largimin e komunizmit më të eger në botë, me ëndrrën për ta bërë” Shqipërinë si gjithë Evropa ” Megjithëse Endri Shabani ka plotësisht të drejtë për ato që thotë, ai me, ose pa qëllim, nuk thotë të vërtetën e hidhur të brezit të tij .

Brezit më të degraduar dhe degjeneruar të 100 viteve të fundit.

Kur ne i thoshim moshatarëve të Endrit të bëhen njerëz të mirë dhe të ditur, nuk kishim qëllim t’i gënjenim, por i thoshim me pastërti, se ashtu besonim, sepse edhe lëvizjen e fillimviteve 90 ashtu e filluam me pastërti dhe ëndrra .

Tani, PËRSE NUK U BËNE REALITET KËTO QË JU THAMË ENDRI?

Sepse, përveç shumë faktorëve madhore dhe gjeopolitike, brezi ynë, u pasua nga brezi yt Endri, që është brezi me langaraq i këtyre 100 viteve të fundit.

Brezi i shatit dhe KCK !

Merr ca të marrim ! Kot të të pyes Endri ! Cfarë bëri brezi juaj, kur e kuptoi që ju gënjyem ?

Se ishit nga të paktën 25 vjeç!

Asgjë! Llaf muhabet nëpër kafene ! Plane dhe strategji cfarë t’u rrjepim prindërve, si të paguajmë pedagogët për të marrë provimet dhe të rrimë me orë të tera kafeneve .

A u alarmuat ju për të ardhmen tuaj kur e kuptuat që po ju genjenim, apo vazhduat rrjep ca të rrjepim, mer ca të marrim. Një jetë qyl ?

Endri! Cdo brez i këtij vendi , ka me se te krenohet , ose te pakten te identifikohet, se bëri aq sa mundi, aq sa diti , por edhe aq sa e lejuan rrethanat historike.

Endri ! Brezi juaj i fillimviteve 90, është brezi me pa identitet !

Brezi i cakalleve !

Brezi i Qylit !

Brezi i legenave .

Tani në qoftë se pranon se ju kemi genjyer për një kohë kaq të gjatë, tregon se jeni edhe brezi i idioteve .

Është pikerisht brezi juaj që me mefshtësine e tij, lejoi që endrrat tona të përbashketa të shkatërrohen !

Edhe brezi i fillimviteve 2000 , e bëri vjet një lëvizje , për të frenuar këtë të keqe të madhe shoqërore, pamvaresisht se rezultoi pak a shumë si brezi juaj, pa ideale, pa kauze vetëm per të lene ca orë mësimi .

Endri ! Të gjithë brezat para jush e kanë një pikë rreferimi !

Brezi juaj , eshte pa diskutim me i degjeneruari , me i pa identiteti .

Brezi i Qylit !

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010190010070801
array(1) { ["section"]=> string(43) "brezi-i-endri-shabanit-brezi-i-qylit-191139" }