Brezi i sotëm emërtohet “Gjenerata K”, arsyeja do ju habisë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:58 11-08-2016 Brezi i sotëm emërtohet  “Gjenerata K”, arsyeja do ju habisë

Revista "Vogue"ka përzgjedhur për faqen e parë të kopertinës modelen 20- vjeçare Kendall Jenner, motrën e Kim Kardashian e cila është shpallur si modelja më e famshme e momentit.

Revista prestigjioze dhe ylli i "Keeping Up With The Kardashians",  zbuluan sot se ajo është zgjedhur si fytyra e numrit më të rëndësishëm të Vogue, ‘numrit të shtatorit’.

Vogue deklaron se po jetojmë ‘gjeneratën K’ (‘K generation’) duke iu referuar topmodeles, Kendall Jenner.

Në kopertinën e revistës, ka vënë si titull kryesor  "Gjenerata K / Kendall Jenner: fytyra që mori miliarda pëlqime".

Kendall e bëri publik lajmin në Instagram, ndërsa festonte ditëlindjen e së motrës në Bahamas. Modelja shkruan: "Në një dhomë me një grup njerëzish që dua, duke parë këtë kopertinë që më bëri të qaj. Unë ia dola. Shtator, VOGUE." Sipas Kendall, kjo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.

Është ëndrra e shumë viteve që u bë realitet.

Shtatori prej kohësh konsiderohet si ‘Janari’ i çdo reviste mode, kur botohet numri më i rëndësishëm ku shpallen trendet e vitit që do të vijë. 

kendalll.jpg

 

kendall2.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044802904129028
array(1) { ["section"]=> string(62) "brezi-i-sotem-emertohet-gjenerata-k-arsyeja-do-ju-habise-49473" }