Britani, arrestohet 14 vjeçari i akuzuar për komplot terrorist

Publikuar tek: bota, më 18:43 23-04-2015 Britani, arrestohet 14 vjeçari i akuzuar për komplot terrorist

Një djalë 14 vjeçar britanik është akuzuar për komplot terrorist nga prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar me dy akuza për nxitje të terrorizmit në Australi.

14 vjeçari akuzohet për nxitjen e një djali për kryerjen e sulmeve terroriste në eventin e “Anzac Day”, me qëllim për të vrarë ose plagosur njerëz. Ai akuzohet edhe për nxitjen e një djali tjetër në Australi që të t'i presë kokën një personi.

“Anzac Day” përkujtohet në 25 prill në kujtim të ushtarëve të Australisë dhe Zelandës së Re që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02347207069397
array(1) { ["section"]=> string(66) "britani-arrestohet-14-vjecari-i-akuzuar-per-komplot-terrorist-9542" }