Britani, Boris Johnson humb maxhorancën në parlament, një deputet e tradhëton, kalon te opozita (ZHVILLIMI I FUNDIT)

Publikuar tek: bota, më 17:48 03-09-2019 Britani, Boris Johnson humb maxhorancën në parlament, një deputet e tradhëton, kalon te opozita (ZHVILLIMI I FUNDIT) Kryeministri i Britanise se Madhe, Boris Johnson

Një zhvillim i papritur në Parlamentin Britanik. Phillip Lee tradhëton liberaldemokratët përpara se Boris Johnson dhe Tory të përplaseshin sot për Brexit.

Dr.Lee, parlamentar në Bracknell mori vend në krahun opozitar ndërsa kryeministri adresohej me një fjalim në Dhomën e Ulët në parlamentin britanik.

Tradhëtia do të thotë se Boris Johnson nuk ka më një maxhorancë të plotë në parlament. Ai tha se qeveria është duke ndjekur një Brexit në rrugë të paprinciptë, duke vendosur në rrezik jetëgjatësinë e bizneseve në vend.

Kryeministri Johnson ka vendosur që të ikë nga BE në datën 31 tetor, me ose pa marrëveshje, por një numër i konsiderueshëm parlamentarësh janë kundër daljes nga BE pa një marrëveshje dhe po përpiqen ta ndalojnë këtë nismë.

Opozita ka ndërmarrë një mocion për një debat emergjent që të detyrojnë kryeministrin për të kërkuar shtyrjen e Brexit së paku deri në 31 janar të vitit të ardhshëm, përveçse parlamentarët do të aprovojnë një marrëveshje të re, apo të votojnë në favor të një dalje pa marrëveshje deri në 19 tetor.

Ndërsa kryeministri Johnson po përpiqej të mbronte qëndrimin e tij të Brexitit në dhomë, ish ministri Phillip Lee u largua nga kolegët e tij dhe shkoi të ulej me partinë rivale që është pro-BE-së.

‘Partia ku u bashkova në 1992 nuk është më partia që po iki sot. Kjo qeveri konservatore po ndjek në mënyrë agresive një Brexit të dëmshëm në mënyra jo parimore’ ka thënë në një deklaratë Dr. Lee.

Kryeministri Johnson pas ikjes së ish ministrit Lee tek kundërshtarët e tij politik që janë pro qëndrimit në BE tha se kjo ishte fatura e dorëzimit të Jeremy Corbyt.

Pas kalimit të ish ministrit Lee tek partia e Corbyt, Johnson theksoi se nuk do të ketë asnjë vonesë të kotë për Brexitin.

Johnson theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të jetë e gatshme për një Brexit pa marrëveshje.

dddddd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026201009750366
array(1) { ["section"]=> string(118) "britani-boris-johnson-humb-maxhorancen-ne-parlament-nje-deputet-e-tradheton-kalon-te-opozita-zhvillimi-i-fundit-177205" }