Britani, Cameron kërkon falje publike për viktimat e skandalit të gjakut të infektuar me HIV

Publikuar tek: bota, më 14:56 25-03-2015 Britani, Cameron kërkon falje publike për viktimat e skandalit të gjakut të infektuar me HIV

Kryministri i Britanisë së Madhe, David Cameron i ka kërkuar falje publikisht viktimave të skandalit të gjakut të kontaminuar. Me mijëra njerëz nga Britania janë infektuar me Hepatit C ose HIV në vitet 70’, 80’ për shkak të gjakut të pakontrolluar.

Cameron është shprehur për këtë tragjedi se është padrejtësi dhe si dëmshpërblim qeveria ka siguruar 25 milionë dollarë për të prekurit nga sëmundja. “Është e vështirë që të imagjinohëet ndjenja e padrejtësisë tek të infektuarit me Hepatit C ose HIV. Kërkoj falje në emër të qeverisë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur. Do të mbështesim një marrëveshje për të siguruar një pagesë prej 25 milionë dollarë”, është shprehur Cameron në fjalën e tij përpara publikut. 

Është bërë thirrje që të gjithë skocezët, të cilët kanë kryer transfuzion gjaku përpara viteve 91’ të bëjnë testimin për sëmundjet Hepatit C ose HIV, nëse ende nuk i kanë bërë. Sipas hetimit transmetimi sëmundjes nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme, por për arsye se ka mbaruar shpejt gjaku i dhuruesve dhe i të burgosurve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041676044464111
array(1) { ["section"]=> string(96) "britani-cameron-kerkon-falje-publike-per-viktimat-e-skandalit-te-gjakut-te-infektuar-me-hiv-6904" }