Britani, David Cameron dhe Jeremy Corbyn në përballjen për Isis dhe Parisin

Publikuar tek: bota, më 15:07 17-11-2015 Britani, David Cameron dhe Jeremy Corbyn në përballjen për Isis dhe Parisin

Kryeministri britanik David Cameron tha sot në parlamentin britanik se sulmet në Paris do të përqasin një veprim të ri që do të përfshijë pushtetin ushtarak, aksionet antiterror dhe evidentimin e elementëve terroristë. Cameron raportoi se forcat e koalicionit kanë sulmuar rreth 13.500 ushtarë të ISIS ndërkohë që tha në Parlament se Isis ka humbur 30 përqind të territorit në Irak.

Cameron tha gjithashtu se ideologjia ekstremiste nuk është Islami i vërtetë. Por ne nuk mund të mohojmë se ka një lidhje ndërmjet ekstremistëve dhe islamit edhe pse ekstremistët e identifikojnë veten me myslimanët.

Duke u ndalur te G20 ai thotë se kriza në Siri është diskutuar. Cameron tha se ka takuar presidentin rus Vladimir Putin. Sipas tij ka diferenca ndërmjet tyre por kanë bërë progres. “Por Britania duhet të pyesë veten nëse do të duhet të bëjë pak më shumë në aspektin ushtarak kundër Isis në Siri. Kryeministri thotë se Britania “duhet të bëjë më shumë” dhe rasti pas sulmeve të Parisit e bën këtë me të fortë.

Cameron tha gjithashtu se ndeshja Francë- Britani duhet të zhvillohet dhe së bashku të dy vendet mund tia dalin.

Gjatë seancës Jeremy Corbyn, lideri laburist falenderon kryeministrin për masat e marra dhe tonet e kujdesshme të përdorura prej tij që nga sulmet në Paris. Ai bie dakord me masat që duhet të merren dhe marrja e konsensusit për Isis.

“Ata do të dështojnë nëse mendojnë se do të na ndajnë” tha Corbyn. Dhe më pas kthen vëmendjen te buxheti për policinë. Ai bëri disa pyetje rreth kohezionit në komunitet dhe mbajtjen e detyrimeve për refugjatët. Corbyn tha ndër të tjera se disa bomba dhe raketa më shumë në Siri nuk do të ndryshojnë situatën. Një ndër pyetjet e Corbyn është: çfarë do të bëhet për të stopuar financimin e ISIS? Dhe cdo të bëhet për ti ndaluar ata që të shesin naftë?

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012215852737427
array(1) { ["section"]=> string(80) "britani-david-cameron-dhe-jeremy-corbyn-ne-perballjen-per-isis-dhe-parisin-25634" }