Britani/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, 24 orë pasi bashkëshorti u gjet i vdekur në Francë

Publikuar tek: bota, më 18:55 30-06-2015 Britani/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, 24 orë pasi bashkëshorti u gjet i vdekur në Francë Banesa ku nënë e bij u gjendën të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në banesën e tyre. Ngjarja është regjistuar në Surrey dhe viktimat janë identifikuar si Lisa Anthony, 47 vjeçe dhe A. Anthony, 14 vjeçe.

Por tragjedia e familjes Anthony nuk përfundon këtu, pasi një mashkull i identifikuar si Jonathan Anthony, 50 vjeç, është gjetur i vdekur në Marseje të Francës. Jonathan besohet se është bashkëshorti i Lisa-s dhe babai i vajzës së saj, ndërsa policia dyshohn se 50 vjeçari është vetëvrarë duke prerë fytin.

Nga hetimet e policisë rezulton se nënë e bijë në Angli kanë gjetur vdekjen përpara se bashkëshorti të vetëvritej në jug të Francës, ndonëse ky i fundit është identifikuar më pare nga policia franceze. Ndonëse, nuk mund të konfirmojnë ende asgjë zyrtarisht, policia dyshon se ngjarjet kanë lidhje të forta midis tyre.

Fqinjët e familjes Anthony janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje, pasi siç shprehen ata nuk janë vërejtur kurrë grindje midis çiftit Anthony dhe gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë. 

*Vendi ku u gjet i vdekur Jonathan Anthony

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023463010787964
array(1) { ["section"]=> string(105) "britani-nene-e-bije-gjenden-te-vdekura-ne-banese-24-ore-pasi-bashkeshorti-u-gjet-i-vdekur-ne-france-15016" }