Britania e Madhe kërkon nga OKB ndarjen mes refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë

Publikuar tek: bota, më 23:42 19-09-2016 Britania e Madhe kërkon nga OKB ndarjen mes refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të kërkojë një dallim më të mirë mes refugjatëve dhe emigrantëve, të cilët lëvizin për shkak të kushteve ekonomike, në fjalimin e saj në samitin e sotëm  të OKB-së mbi migracionin.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të krijojë një metodë globale të re, më efektive për të menaxhuar migrimin”, tha May para fjalimit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje më të mirë, që fokuson përpjekjet tona humanitare në mbrojtjen e atyre refugjatëve në nevojë si dhe përmirëson besimin e publikut lidhur me përfitimet ekonomike të migrimit ligjor dhe të kontrolluar”, thuhet në fjalim.

“May do të propozojë që shtetet anëtare të OKB-së të miratojnë tri parime udhëzuese në negocimin e angazhimeve të reja për refugjatët dhe migrantët, duke përfshirë një dallim më të mirë mes të refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë”, njofton zyra për shtyp e kryeministres.

“Dështimi për të përmirësuar këtë dallim, inkurajon më shumë njerëz për të vënë jetët e tyre në duart e bandave kriminale dhe të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme”, thuhet në fjalim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02502703666687
array(1) { ["section"]=> string(87) "britania-e-madhe-kerkon-nga-okb-ndarjen-mes-refugjateve-dhe-emigranteve-ekonomike-53447" }