Britania e Madhe në udhëkryq, kreu i Komisionit Europian: Ata kanë qenë anëtarë ‘part-time’

Publikuar tek: bota, më 16:16 12-09-2019 Britania e Madhe në udhëkryq, kreu i Komisionit Europian: Ata kanë qenë anëtarë ‘part-time’ Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker

Presidenti në largim i Komisionit Europian Jean Claude Juncker i quajti britanikët si ‘’europianë part-time’’.

Për agjensinë prestigjioze të lajmeve ‘’Euronews’’, Juncker iu referua faktit se britanikët asnjëherë nuk kanë qenë anëtarë të plotë të BE-së.

‘’Për 40 vite anglezëve iu është treguar se janë pjesë e BE-sëm por nuk kanë ndarë me ne të gjitha politikat e miratuara. Që prej fillimit, britanikët kanë qenë pjesë anëtarë të BE-së, ndërsa ne kemi nevojë për anëtarë të plotë të BE-së’’, u shpreh kreu në largim i Komisionit Europian.

Për sa i përket daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, Juncker uron që ata të largohen nga organizata e përbashkët e Europës. Por, ai i qëndroi mendimit se si Britania e Madhe dhe BE-ja dalin të humbura nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Referendumi që vendosi daljen e vendit nga BE-ja, Juncker e konsideroi si gabim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024273157119751
array(1) { ["section"]=> string(94) "britania-e-madhe-ne-udhekryq-kreu-i-komisionit-europian-ata-kane-qene-anetare-part-time-178218" }