Britania e Madhe përgatitet për një valë të dytë nga COVID-i, krijon stoqe me medikamente mjekësore

Publikuar tek: bota, më 18:34 04-08-2020 Britania e Madhe përgatitet për një valë të dytë nga COVID-i, krijon stoqe me medikamente mjekësore

Me pandeminë që duket sikur nuk ka ndërmend të ndalet edhe për muaj të tjerë, qeveria e Britanisë i ka kërkuar furnitorëve të produkteve mjekësore të krijojnë stoqe, pasi po afron edhe përfundimi i fazës së tranzicionit të Brex-it.

“Ne i inkurajojmë kompanitë që të nisin grumbullimin e një pjese kryesore të planeve të emergjencave dhe i kërkojmë industrisë, aty ku është e mundur, të grumbullojë në një nivel të synuar stoku prej gjashtë javësh në total, në tokën e Britanisë së Madhe”, shkruhet në një letër të Departamentit të Shëndetësisë drejtuar furnitorëve mjekësorë.

Kjo kërkesë është bërë edhe më e rëndësishme për shkak se pandemia e COVID-19 ka vështirësuar furnizimin e shumë mallrave.

Deri në fund të vitit Britania e Madhe do të jetë pjesë e tregut të brendshëm dhe bashkimit doganor të BE, edhe pse ka dalë nga BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011063098907471
array(1) { ["section"]=> string(105) "britania-e-madhe-pergatitet-per-nje-vale-te-dyte-nga-covid-i-krijon-stoqe-me-medikamente-mjekesore-216084" }