Britania gati të lehtësojë masat, ndërkohë raportohet 1 viktimë çdo 4 minuta nga Covid-19 (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 19:10 28-05-2020 Britania gati të lehtësojë masat, ndërkohë raportohet 1 viktimë çdo 4 minuta nga Covid-19 (SHIFRAT)

Në një kohë kur të gjitha shtetet po hapen pak nga pak, duke lehtësuar masat shtrënguese për parandalimin e Covid-19, Britania duket se nuk është gati. Shifrat e viktimave në Mbretërinë e Bashkuar janë alarmante.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 377 viktima, 1 në çdo 4 minuta, duke e çuar në 37.837 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Në ishull, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1887 raste të reja me covid, duke e çuar në 269.127 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Vendi më problematik është Anglia, me shumë persona që vdesin në shtëpi kujdesi për të moshuar, ndërkohë që shifrat e sakta ka mundësi të jenë devijuar.  

Boris Johnson njoftoi sot një lehtësim të rregullave të izolimit në Angli, këtë pasdite. Ai tha se grupe deri në gjashtë persona do të lejohen te ulen së bashku në kopshtet e shtepive ose parqe. Ai gjithashtu tha se njerëzve do t’u lejohet të futen në shtëpinë e një miku ose fqinji për të përdorur tualetin.

Kjo do të jetë hera e parë që qyetaret do të lejohen të shkojnë në shtëpinë e një personi tjetër që nga koha kur bllokimi u njoftua në 23 Mars. Lajmi është pritur mirë nga qytetarët që duan të shkojnë të vizitojnë të afërm apo familjen që e kanë larg nga vendi ku jetojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096211433410645
array(1) { ["section"]=> string(103) "britania-gati-te-lehtesoje-masat-nderkohe-raportohet-1-viktime-cdo-4-minuta-nga-covid-19-shifrat-208184" }