Sekretari i Mbrojtjes në Britani Gavin Williamson shprehet se Vladimir Putin mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.
Williamson u shpreh se përdorimi i agjenti nervor për të vrarë ish agjentin rus Sergei Skripal, ishte një përdorim illegal dhe përbuzës i forcës kundër Britanisë, nga ana e rusëve, duke rrezikuar kështu jetën e të pafajshmëve. Sekretari i Mbrojtjes shtoi se Britania duhet ta pranojë tashmë që ka hyrë në një epokë të re lufte e duhet të përballet me rreziqet në rritje.
“Vladimir Putin mund të shkaktojë Luftëne e Tretë Botërore, nëse vazhdon të përpiqet të shkatërrojë, minojë dhe ndikojë vendet anembanë botës. Putin është duke investuar në raketa me rreze të gjatë, duke u mburrur për sistemet bërthamore dhe duke u angazhuar në operacione kibernitike”, është shprehur sekretari sipas mediave vendase.