Britania mbyll dyert për emigrantët e pakualifikuar

Publikuar tek: bota, më 17:59 19-02-2020 Britania mbyll dyert për emigrantët e pakualifikuar Ilustruese

Britania do të mbyllë dyert për personat e pakualifikuar dhe për ata që nuk dinë të flasin anglisht.

Si pjesë e një rregullimi themelor të ligjeve të emigracionit, Britania do t’i japë fund epokës së punës së lirë në fabrika, depo, hotele dhe restorante.

Termi të pakualifikuar për Ministren e Brendshme, Priti Patel, përfshinë ata që nuk kanë një profesion dhe që nuk dinë të flasin anglishten.

Patel tha se Britania mirëpret shkencëtarët, inxhinierët dhe akademikët. “Një sistem pikësh do të vlerësojë aftësitë dhe do t'u japë përparësi atyre që vijnë me një punë ose ofertë akademike”, - tha Patel.

Ndërkaq, ajo është shprehur se qëllimi është të rimarrim kontrollin e plotë të kufijve për herë të parë pas dekadash dhe të eliminojmë "një sistem migrator të shtrembëruar nga liria europiane e lëvizjes së lirë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077109336853027
array(1) { ["section"]=> string(58) "britania-mbyll-dyert-per-emigrantet-e-pakualifikuar-195772" }