Britania në alarm, shton numrin e patrullave të armatosura

Publikuar tek: bota, më 17:32 03-08-2016 Britania në alarm, shton numrin e patrullave të armatosura

Britania do të vërë më shumë policë të armatosur në patrullat publike si pjesë e planeve të anti-terrorizmit.

Shefi i policisë Metropolitane, Bernard Hogan-Howe tha që shtesa e parë prej 600 forcash speciale që janë  vendosur pas sulmeve terroriste në Evropën kontinentale, janë trajnuar dhe janë gati për të operuar.

Zyrtarët të armatosur me pistoleta dhe armë gjysmë-automatike, si dhe Tasers, do të shkojnë në patrullat rutinë në kryeqytet.

Sipas Zotit Bernard: "Njerëzit nuk janë budallenj, ata e dinë se në rast se ka një sulm me armë zjarri, ne do të duhet t’i përgjigjemi po me armë zjarri. Ata kalojnë nëpër aeroporte ku ne kemi oficerë të armatosur, ata kalojnë nëpër stacionet hekurudhore, ku ata shohin armë e zjarri.”

Shefi i policisë ka shtuar se duhen oficerë me armë zjarri të cilët do të përdorin forcën për të ndaluar sulmuesit numri i të cilëve është në rritje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025470018386841
array(1) { ["section"]=> string(63) "britania-ne-alarm-shton-numrin-e-patrullave-te-armatosura-48657" }