Britania publikon shifrat alarmante, dyfishohet numri i viktimave të shfrytëzimit seksual online

Publikuar tek: bota, më 13:33 30-11-2016 Britania publikon shifrat alarmante, dyfishohet numri i viktimave të shfrytëzimit seksual online

Katër burra kanë bërë vetëvrasje gjatë vitit të kaluar në Britaninë e Madhe, kjo janë shfrytëzuar për shërbime seksuale përmes internetit.

Numri i personave që kanë raportuar shantazhe përmes kamerave, të motivuara financiarisht dhe është dyfishuar nga 385 në vitin 2015 në 864 deri në nëntor të vitit 2016.

Sipas zyrtarëve të policisë dhe agjencionit të krimeve, këto shifra janë alarmante.

“Sextortion” është një formë shantazhi, ku kriminelët përdorin identitete të rreme për tu shoqëruar me viktimat e tyre online, pastaj i shtyjnë që të performojnë akte seksuale para kamerave të tyre.

Këto performanca xhirohen nga kriminelët të cilat më pas i përdorin për t’i shantazhuar viktimat se do t’i bëjnë publike, në qoftë se nuk japin shuma të ndryshme të parash.

Rreth 95% e viktimave të këtij shfrytëzimi janë meshkuj dhe mosha mesatare e viktimave është nga 20-21 vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025854825973511
array(1) { ["section"]=> string(101) "britania-publikon-shifrat-alarmante-dyfishohet-numri-i-viktimave-te-shfrytezimit-seksual-online-61125" }