Britania shënon ditën më VDEKJEPRURËSE që nga fillimi i pandemisë, raportohen mijëra raste të reja në 24 orë

Publikuar tek: bota, më 17:52 19-01-2021 Britania shënon ditën më VDEKJEPRURËSE që nga fillimi i pandemisë, raportohen mijëra raste të reja në 24 orë

Britania regjistroi sot një rekord prej 1,610 vdekjesh të reja nga koronavirusi, duke shënuar kështu ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të vdekurve sot shënon një rritje 30 për qind nga 1,243 vdekje të raportuara javën e kaluar.

Kjo është hera e tretë brenda një muaji që Britania ka regjistruar një numër rekord të viktimave ditore, ndërsa kombi lufton me llojin super-infektiv të Kentit dhe spitalet janë mbingarkuar. Dita më e errët në pandemi ishte 13 janari, kur virusi vrau 1,564 njerëz në një periudhë të vetme 24-orëshe.  

Ditën e sotme u raportuan 33,355 raste të reja me koronavirus. Pavarësisht kufizimeve dhe bllokimit të Britanisë së Madhe shifrat vijojnë të mbesin të larta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkencëtarët PARALAJMËROJNË: Vaksina nuk bën efekt për koronavirusin e ri nga Afrika e Jugut
Ditë e ZEZË për Italinë, regjistrohet numër i LARTË i viktimave në 24 orë (BILANCI) »
Article Logic
Execution time: 0.011231184005737
array(1) { ["section"]=> string(114) "britania-shenon-diten-me-vdekjeprurese-qe-nga-fillimi-i-pandemise-raportohen-mijera-raste-te-reja-ne-24-ore-235615" }