Britania e Madhe ka regjistruar gati 4000 raste të reja me Covid-19, duke u cilësuar si numri më i lartë që nga maji 2020.
Të dhënat zyrtare dëshmojnë se infeksionet janë rritur me 40% në një javë, dhe shefi i shëndetësisë ka raportuar 20 vdekje të reja.
Kjo ka shtuar frikën e njerëzve pasi mendojnë se një shpërthim i ri po del jashtë kontrollit sërish. Mesatarja javore e infeksioneve ditore aktualisht qëndron në 3,286, një kërcim masiv në 2,358 nga e Mërkura e kaluar.
Deri më sot, Mbretëria e Bashkuar nuk kishte regjistruar më shumë se 4,000 raste të reja në ditë që nga 8 maji.
Përhapja ngadalë filloi të rritet pasi kufizimet u hoqën në fillim të Korrikut, duke lejuar që populli të shijonte më në fund disa ditë vere. Infeksionet janë rritur në dy javë, pasi mësuesit dhe nxënësit u kthyen në shkollë dhe punonjësit u kthyen në zyrat e tyre.