Britanikët arrestojnë MILIARDERIN INDIAN TE DIAMANTEVE, kërkohet për mashtrim (Zbardhen akuzat dhe pasuria)

Publikuar tek: bota, më 18:58 20-03-2019 Britanikët arrestojnë MILIARDERIN INDIAN TE DIAMANTEVE, kërkohet për mashtrim (Zbardhen akuzat dhe pasuria)

Policia britanike ka arrestuar miliarderin indian të diamanteve Nirav Modi në Londër për lidhjet e tij me një mashtrim banker në vlerën e 2 miliardë dollarëve.

Modi u arrestua të martën “për llogari të autoriteteve indiane” sipas një deklarate nga policia e Londrës dhe ka dalë të mërkurën përpara gjykatës.

Punjab National Bank, një nga bankat më të mëdha në Indi, raportoi aktivitetin e mashtrimit në një nga degët e saj më shumë se një vit më parë.

India nxorri më pas një kërkesë për interpolin për arrestimin e Modit dhe ju kërkua një gjë e tillë autoriteteve policore londineze. Ministria e jashtme në Indi me anë të një deklarate tha se mirëpret arrestimin dhe do të kërkojë ekstradimin sa më shpejt të miliaderit.

Autoritetet në Indi kanë ngrirë asetet dhe pasurinë që vlen miliona dollar të Modit që mohon gjithcka. Ai gjithashtu është akuzuar për konspiracion, korrupsion dhe mashtrim. Forbes e ka rankuar si njeriun e 85-të më të pasur në Indi, me një vlerë neto prej 1.8 miliardë dollarësh.

Arrestimi I tij mund të ketë impakt në zgjedhjet e ardhshme në Indi që do të zhvillohen në Maj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012387037277222
array(1) { ["section"]=> string(111) "britaniket-arrestojne-miliarderin-indian-te-diamanteve-kerkohet-per-mashtrim-zbardhen-akuzat-dhe-pasuria-157224" }