Britanikët në protesta masive kundër “Brexit”, vendimi i rëndësishëm që pritet të merret nesër në Parlament

Publikuar tek: bota, më 08:05 10-09-2017 Britanikët në protesta masive kundër “Brexit”, vendimi i rëndësishëm që pritet të merret nesër në Parlament

Ka vetëm pak muaj që është votuar Pro Brexit, por duket se anglezët nuk janë të kënaqur me rezultatet e referendumit.

Ditën e sotme, mijëra persona janë mbledhur në qendër të Londrës për një marshim, që ka si destinacion sheshin para Parlamentit, në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë që parashikon daljen nga BE brenda vitit 2019.

“Marshimi i Popullit për Europën” synon të bashkojë, rivlerësojë dhe të kundërshtojë daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni.

Ditën e hënë, Parlamenti pritet të votojë “repeal bill”, siç njihet ligji që do të anulojë të gjithë legjislacionin europian në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse negociatat me Brukseli për realizimin e “Brexit” po ecin me ngadalë.

Disa manifestues mbajnë në duar flamurin e Bashkimit Europian, ndërsa të tjerë mbajnë pankarta me parullën “Exit from Brexit”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti i fuqishëm shkatërron Japoninë veriore
Kapen 200 emigrante në Detin e Zi nga roja bregdetare rumune »
Article Logic
Execution time: 0.0094618797302246
array(1) { ["section"]=> string(110) "britaniket-ne-protesta-masive-kunder-brexit-vendimi-i-rendesishem-qe-pritet-te-merret-neser-ne-parlament-91784" }