Britanikët sapo bënë prapësinë më të madhe në historinë e njerëzimit, pasoja dramatikë për Europën

Publikuar tek: ekonomi, më 07:50 24-06-2016 Britanikët sapo bënë prapësinë më të madhe në historinë e njerëzimit, pasoja dramatikë për Europën

Dalin rezultatet paraprake të Referendumit në Britaninë e Madhe. 52% kanë votuar “PRO” largimit nga BE ndërsa 47.5% votuan për qendrimin në BE. Pro largimit janë 854 mijë e 572 votues ndërsa pro qendrimit 772 mijë e 347 votues.

Kjo sipas gazetarit të ekonomisë Klodian Tomorri,  kjo është një nga prapësitë më të mëdha në historinë e njerëzimit që e fut Europën në një rrugë të rrezikshme.

“Britania doli!!!
Britaniket, ne menyre teresisht demokratike, sapo bene nje nga prapesite me te medha ne historine e njerezimit. Me vone dje ata e kane futur Europen ne nje rruge te rrezikshme.

Tani Fondi Monetar me gjasa do te rishikoje vleresimet per rritjen ekonomike ne Britani, Eurozone edhe me gjere.

Rimekembja e brishte ekonomike ne te gjithe Europen do te vihet ne presion. Shifrat e punesimit do te perkeqesohen, ndersa financat publike mund te ndjejne peshen e rrudhjes se te ardhurave.

David Cameron me gjasa mund te jape doreheqjen. Por ky eshte problemi me i vogel. Kjo vote hap skenare te padeshirueshem per te gjithe.

Vendi i cili ka udhehequr liberalizimin e tregtise boterore, jo vetem ideologjikisht (me David Rikardo, Adam Smith e shume te tjere) por edhe praktikisht tani mund te jete duke e futur boten ne nje faze te erret proteksionizmi.

Ishte ky liberalizim i levizjes se mallrave, kapitalit e madje edhr njerezve qe i mundesoi botes nje rritje te paprecedente ne standardin e mireqenies ne 70 vitet e fundit.

Largimi i Britanise mund te nis nje efekt domino deintegrimi dhe masash proteksioniste neper kontinent.

Europa po hyn ne nje periudhe 10 vjecare pasigurie me pasoja dramatike per paqen, sigurine dhe prespektiven ekonomike.

Kjo nuk duhej”, shkruan Tomorri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031148195266724
array(1) { ["section"]=> string(103) "britaniket-sapo-bene-prapesine-me-te-madhe-ne-historine-e-njerezimit-pasoja-dramatike-per-europen-44434" }