Brukseli krijon një ekip negociatorësh franko-gjermanë për Brexit

Publikuar tek: bota, më 17:02 14-09-2016 Brukseli krijon një ekip negociatorësh franko-gjermanë për Brexit

Komisioni Evropian paraqiti zyrtarisht sot grupin e tij të punës, përgjegjës për negociatat në lidhje me dosjen Brexit, që pritet të nisë punën më 1 tetor, nën drejtimin e francezit Michel Barnier dhe gjermanes Sabine Weyand, e emëruar zëvendëskryenegociatore.

“Grupi i ri i punës është përzgjedhur nga elita e Komisionit”, deklaroi presidenti i ekzekutivit evropian, Jean-Claude Juncker, cituar në një deklaratë.

Ekipi i emërtuar “Grupi i punës neni 50″ që do të ketë si funksion përgatitjen dhe drejtimin e negociatave me Britaninë e Madhe, duke marrë në konsideratë strukturën e marrëdhënieve që do të vihet në zbatim në të ardhmen me Bashkimin Evropian”, bëhet e ditur në deklaratë.

“Ky grup do të koordinojë tërësinë e punimeve të Komisionit në të gjitha aspektet strategjike, funksionale, juridike dhe financiare që kanë lidhje me negociatat, duke marrë në konsideratë mbështetjen konkrete të shërbimeve të Komisionit Evropian”, sqaroi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.09504508972168
array(1) { ["section"]=> string(71) "brukseli-krijon-nje-ekip-negociatoresh-franko-gjermane-per-brexit-52902" }