BSH: Individët preferojnë llogaritë rrjedhëse ndaj depozitave me afat

Publikuar tek: ekonomi, më 13:48 12-09-2016 BSH: Individët preferojnë llogaritë rrjedhëse ndaj depozitave me afat

Sipas Bankës së Shqipërisë, vitet e fundit ka një tendencë të zhvendosjes së parave nga depozitat me afat, drejt atyre pa afat dhe llogarive rrjedhëse.

Në fund të muajit qershor, depozitat me afat në lekë ishin 10.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përkundrazi, depozitat pa afat dhe llogaritë rrjedhëse në lekë po regjistrojnë rritje të lartë gjatë gjithë vitit, rritje që për qershorin ishte 17.2% me bazë vjetore.

Arsyeja kryesore duket se është rënia drastike e normave të interesit, që ka ulur përfitimet nga mbyllja e parave në depozita me afat.

Që prej muajit prill, interesi mesatar i depozitave 12-mujore në lekë ka zbritur poshtë nivelit të 1% dhe për qershorin preku nivelin rekord prej 0.73%, raporton ATSH.

Siç shihet individët kanë zgjedhur t’i mbajnë paratë në llogari apo depozita të hapura, për të pasur mundësinë t’i tërheqin në çdo moment. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026005983352661
array(1) { ["section"]=> string(74) "bsh-individet-preferojne-llogarite-rrjedhese-ndaj-depozitave-me-afat-52674" }