BSH: Kreditë me probleme në nivele të larta

Publikuar tek: ekonomi, më 18:53 01-04-2015 BSH: Kreditë me probleme në nivele të larta

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është shprehur gjatë mbledhjes së rradhës se për 6 mujorin e dytë të vitit 2014 gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshmedhe se vëllimi i aktivitetit është zgjeruar dhe situata financiare është përmirësuar me tej.

Në sektorin bankar, treguesit e likuiditetit dhe të kapitalizimit të sektorit, gjatë periudhës dhe në vijim, paraqiten në nivele të kënaqshme. Cilësia e portofolit të kredisë është përmirësuar në fund të vitit, ndonëse niveli i kredive me probleme vazhdon ende në nivele të larta. Mbulimi me provigjione dhe kolateralizimi i kredisë me probleme është në nivele të mira.

Kuadri makroekonomik është paraqitur i qëndrueshëm, duke mbështetur ecurinë e sistemit financiar. Përmirësimi i rritjes ekonomike dhe veprimet e politikës fiskale dhe të asaj monetare, janë shoqëruar me një funksionim të mirë të tregjeve financiare dhe ulje të kostove të financimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027675867080688
array(1) { ["section"]=> string(47) "bsh-kredite-me-probleme-ne-nivele-te-larta-7574" }