Aktori i madh dhe aq i dashur për publikun shqiptar Robert Ndrenika festoi dy ditë më parë 75 vjetorin e lindjes ku gjatë vizitës surprizë të të rinjve të LRI ra veçanërisht në sy televizori i vjetër që Ndrenika mbante në shtëpi.
Ky detaj fillimisht u pasqyrua nga newsbomb.al dhe më pas, televizori i vjetër i Ndrenikës u bë kryetemë në rrjetet sociale ku gëluan shumë pyetje rreth këtij detaji që tregonte njëkohësisht madhështinë e aktorit si dhe modestinë në të cilën jetojnë njerëz të mëdhenj si ai.
Nisur nga kjo, kompania e televizorëve “Neptun” ka vendosur t’i bëjë një televizor dhuratë Ndrenikës për të cilin asgjë s’do ishte mjaftueshëm. Një kompani private i dhuron televizor të ri që aktori i madh e ka vendosur menjëherë në kuzhinë e madje ka parë edhe një film për qejfin e tij.
Por mendoni pak, sa filmave u ka dhënë jetë vetë ai përmes roleve e interpretimeve të pangatërrueshme.