“Bujana nuk është aksidentuar por është vrarë për t’u grabitur”, flasin familjarët pas takimit me Presidentin Nishani

Publikuar tek: aktualitet, më 13:28 04-08-2015 “Bujana nuk është aksidentuar por është vrarë për t’u grabitur”, flasin familjarët pas takimit me Presidentin Nishani Bujana Bushi me bashkëshortin

Familjarët e Bujana Bushit 32 vjeçares së mbetur pa jetë nga aksidenti në Kavajë kanë folur pas takimit me Presidentin Nishani. Gjyshi i viktimës, bashkëshorti dhe xhaxhai i saj hedhin dyshime se Bujana nuk është aksidentuar por është vrarë me qëllim për t’u grabitur. Ata kërkojnë drejtësi ndërsa shprehin hapur përmes dëshmive edhe dyshimet e tyre.

Gjyshi i viktimës : "Unë kërkoja në Kavajë  me oficerin e policisë Kastriot Yzeiri më ka mashtruar, më ka thënë nuk ka vrasje në Kavajë dhe kur i kam kërkuar  plaçkat, çantën, pasi kam varrosur mbesën më ka thënë ia kam dhënë vëllait të biznesmenit të shoqerit. Ora ka bërë 20-25 mijë euro. Nga dita që unë kam folur me deputetin dhe kur i shtrëngoi ai gjërat me anën e ministrit Tahiri kanë lëvizur gjërat dhe kanë ardhur biznesmenët në Vlorë. 

Mua më ka vdekur vajza. Dëmi total mua nuk më interson fare. Nuk më interesojnë zinxhirat e rraqet. Mua ,më intereson kush e mori vajzën si e bëri aksidentin pse vëllain e biznesmenit e lajmëruan mua jo, ku do vente, ku ish, kush e coi në spital, kush e shoqëroi. Këto më duhen mua. Paratë i gjen qeveria. Mua më intereson: E pashë të shqyer, me sytë të dalë. Komisariati i Kavajës më ka mashtruar.

Kërkoj zbardhjen, nuk kërkoj zinxhira dhe paratë. Me këto dyshime që ka bërë policia mua më lind të dyshoj se e kanë marrë për ta rrjepur përderisa nuk më tregojnë vendin ku është vrarë nuk më kanë dhënë firmën në spital. Mbesën e ka marrë nipi në spital pa asnjë lloj karte identiteti pa asnjë firmosje. Ku e mori? Si e mori?.

Bashkëshorti i viktimës: Presidenti na shprehu besim te Drejtësia. Morëm premtimin e tij.

Xhaxhai, Selim Bushi: Kërkojmë nga shteti të zbardhet krimi. Për mua nuk është aksident por krim makabër, që policia e ka mbuluar deri tani. Krimineli është i lirë në bulevardet e Vlorës. Për mua njëri e ka vrarë tjetri e ka grabitur. Kërkojmë drejtësi nga të gjitha institucionet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja lokalet në Tiranë e rrethe që ofrojnë akull me mikrobe. ISHSH i pezullon e gjobit (EMRAT)
Aksidentohen dy makina në Shënkoll, plagosen 6 persona mes tyre 2 fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.0098991394042969
array(1) { ["section"]=> string(120) "bujana-nuk-eshte-aksidentuar-por-eshte-vrare-per-t-u-grabitur-flasin-familjaret-pas-takimit-me-presidentin-nishani-17709" }