Bujar Asqeriu ka një thirrje për Ramën: Ta shikojë me dashuri, me respekt shenjtërinë e teatrit

Publikuar tek: barometri, më 07:51 03-06-2018 Bujar Asqeriu ka një thirrje për Ramën: Ta shikojë me dashuri, me respekt shenjtërinë e teatrit

Aktori i madh i skenës shqiptare Bujar Asqeriu ka qenë i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News24.

 

Ai ka folur për karrierën e tij, problemet e teatrit dhe debatin e madh me pro dhe kundër për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Teksa Asqeriu flet për drejtuesit në vite të teatrit i drejton një thirrje kryeministrit Edi Rama, tek i cili beson ende se do të kthejë mendje për prishjen e teatrit.

“Unë mendoj që kryeministri pavarësisht shpërthimeve emocionale do ta dëgjojë zërin tonë sepse besoj thellësisht në shpirtin artistik të tij. Unë kam shpresë dhe i bëj edhe një herë thirrje kryeministrit, ta shikojë me dashuri, me respekt shenjtërinë e teatrit. Teatri është shenjtëri dhe po u fute në shenjtëri aty bëhet magjia”, u shpreh Asqeriu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072321891784668
array(1) { ["section"]=> string(100) "bujar-asqeriu-ka-nje-thirrje-per-ramen-ta-shikoje-me-dashuri-me-respekt-shenjterine-e-teatrit-123053" }