'Bujqësia në ditët e saj më të vështira', Teliti i PD: Fermerët shqiptarë të braktisur dhe të harruar nga qeveria, zero mbështetje në kohë pandemie

Publikuar tek: politike, më 17:31 09-08-2020 'Bujqësia në ditët e saj më të vështira', Teliti i PD: Fermerët shqiptarë të braktisur dhe të harruar nga qeveria, zero mbështetje në kohë pandemie Dorjan Teliti

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, dorian Teliti, ka akuzuar qeverinë se nuk ka dhënë asnjë lloj mbështetje për fermerët në kohën e pandemisë.

Sipas Telitit, bujqësia është në ditët e saj më të vështira, edhe pse përfaqëson 20% të ekonomisë shqiptare dhe në këtë sektor operojnë mbi 350 mijë fermerë të vegjël e të mesëm, si dhe janë të vetëpunësuar 460 mijë persona.

Teliti thotë se fermerët po ballafaqohen me kosto tejet të larta dhe të papërballueshme, ndërsa shton se qeveria në 7 vite që ato pak subvencione që jep, nuk ia jep drejtpërsëdrejti fermerit.

Postimi i plotë:

Bujqesia ne ditet e saj me te veshtira. Fermeret shqiptare te braktisur dhe te harruar nga qeveria. Zero mbeshtetje per ta edhe ne kohe pandemie.

Ndonese bujqesia perfaqeson 20% te ekonomise shqiptare, ndonese ne kete sektor operojne mbi 350mije fermere te vegjel e te mesem, ndonese ne kete sektor jane te punesuar dhe te vetepunesuar mbi 460 mije persona, shperfillja e qeverise e ka demtuar ndjeshem kete sektor mjaft te rendesishem.

Fermeret po ballafaqohen me kosto tejet te larta dhe te paperballueshme te prodhimit, kosto te rritura mesatarisht me 30% per pjesen derrmuese te produkteve.

Duan te punojne fermeret shqiptare por qeveria nuk i subvencionon. U bene 7 vjet qe ato pak subvencione qe jepen nuk i shkojne drejtpersedrejti fermerit, per te nuk ka asnje qindarke, parate jane vetem per xhepat e nje grushti grumbulluesish te lidhur me deputetet e zonave.

Duan te punojne fermeret shqiptare por perballen me cmimin me te larte te karburantit ne rajon per mekaniken bujqesore, ngrohjen e serave te tyre, etj, cmim ky dy here me i larte se ne Maqedonine e Veriut.

Duan te punojne e te tregtojne produktet e tyre fermeret shqiptare, por shpesh here i hedhin ne kanal, pasi perballen me konkurencen e produkteve te importuara dhe subvencionuara fuqimisht nga vendet e rajonit (vendet e origjines).

Duan te punojne blektoret vendas, por sot mezi arrijne te tregtojne gjysmen e sasise se mishit krahasuar me vitin e kaluar, lidhur kjo edhe me mbylljen/reduktimin e aktivitetit te hoteleve dhe restoranteve.

Duan te punojne peshkataret, por mungesa e mjeteve financiare dhe e tregut ka shkaktuar renie prej 60% te xhiros te tyre.

Shqiptaret e duan punen, por edhe nje dore u duhet dhene.

Per Partine Demokratike sektori i bujqesise do te jete prioritetet gjate qeverisjes se saj.

Subvencione te drejtperdrejta 100 milione euro/vit per fermeret vendas (20 here me shume sesa jepet sot), 50 milione euro/vit investime te infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit, “nipti” i fermerit do te jete karta e tij e identitetit, ulje te cmimit te karburantit pasi te heqim taksen Rama prej 24 leke/liter, permiresimi i zinxhirit te sigurise ushqimore, konkurenca e lire dhe e ndershme, do te jene shtyllat kryesore te shnderrimit te ketij sektori nga mbijetesa e sotme drejt nje sektori qe po e po mbulon kerkesen vendase, por edhe synon te eksportoje drejt vendeve te rajonit e me gjere.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095710754394531
array(1) { ["section"]=> string(149) "bujqesia-ne-ditet-e-saj-me-te-veshtira-teliti-i-pd-fermeret-shqiptare-te-braktisur-dhe-te-harruar-nga-qeveria-zero-mbeshtetje-ne-kohe-pandemie-216599" }