Bujqësia në Shqipëri zë 22% të peshës në PBB por furnizon tregun me produkte të importuara

Publikuar tek: ekonomi, më 17:58 20-01-2017 Bujqësia në Shqipëri zë 22% të peshës në PBB por furnizon tregun me produkte të importuara

Bujqësia Shqiptare zë 22% të peshës në PBB, megjithatë furnizon tregun me produkte të importuara.

Në krahasim me 4 shtete të tjera të rajonit, Shqipëria ka deficitin më të lartë tregtar të produkteve ushqimore me një bilanc negative prej -513 milionë euro.

Shqipëria për nevojat e konsumit të brendshëm importon ushqime gjysmë miliard euro më shumë se eksporton.

Sipas Eurostat për 2015-n bujqësia zë 41% të kontributit në punësim dhe 22% në PBB.

Në vendet e rajonit  si Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Greqi, ky hendek është mjaft më i ulët.

Bujqësia në Shqipëri, avantazhin e vetëm konkurrues, ka klimën e ngrohtë që mundëson nxjerrjen e prodhimeve në treg një muaj para rajonit dhe kjo nuk është pak.

Në Maqedoni, nafta e kuqe për bujqësinë jepet me 50 lekë, ndërsa në Shqipëri, fermerët e blejnë njësoj si linjat e tjera të biznesit me çmimin e tregut, me 150-160 lekë, pa asnjë diferencë, raporton Monitor.

Në Greqi dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen direkt mbi prodhimin dhe fondet publike e mbulojnë riskun që mund të vijë nga ndryshimi i klimës ose mungesa e tregut.

Në Shqipëri mungojnë politikat mbrojtëse, edhe pse vendi po shkon me hapa të shpejtë drejt hapjes së tregjeve për shkak të integrimit në BE. 

Grafiqet duke i krahasuar me shtete e tjera të Rajonit: 

bilanci.png pesha_e_bujqesise.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034775972366333
array(1) { ["section"]=> string(95) "bujqesia-ne-shqiperi-ze-22-te-peshes-ne-pbb-por-furnizon-tregun-me-produkte-te-importuara-66144" }