Bukuroshja 20-vjeçare shkon te "i dashuri" në Itali, karabinierët e kthejnë pas si prostitutë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:55 17-01-2017 Bukuroshja 20-vjeçare shkon te

Një 20-vjeçare shqiptare kishte planifikuar të qëndronte disa kohë në Itali por është kthyer pas nga autoritetet pas dyshimeve qëllimi i vërtetë i ‘vizitës’ ishte prostitucioni.

Vajza që ishte nisur nga Tirana, e përshkruar nga autoritetet italiane si një 20-vjeçare e bukur, tregoi pasaportën e saj shqiptare dhe tha se qëllimi i vizitës ishte turizmi.

Por “i dashuri”, një djalë shqiptar që duhej ta priste, u fsheh menjëherë sapo vuri re policinë italiane, ç kai bëri ata të dyshojnë dhe të vijojnë me verifikimin, raporton Newsbomb.al.

Më pas rezultoi se e reja shqiptare nuk kishte as rezervim në hotel, as ftesë nga ndonjë i afëm apo para të mjaftueshme për të qëndruar në Itali.

Autoritetet italiane arritën në konkluzionin se 20-vjeçarja nuk ndodhej në Itali për arsye “sentimentale” por për prostitucion. Prandaj vendosën ta kthejnë sërish në Tiranë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘El Pais’ reportazh për Sarandën e “Eskobarit”, jo atë turistike
Ish-juristi i “CEZ” në një foto me ish-truprojën e Sali Berishës: Ose burg, ose vetëvrasje... »
Article Logic
Execution time: 0.01081395149231
array(1) { ["section"]=> string(96) "bukuroshja-20-vjecare-shkon-te-i-dashuri-ne-itali-karabinieret-e-kthejne-pas-si-prostitute-65780" }