Bukuroshja nga Përmeti që synon "Miss USA 2015"

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:23 22-02-2015 Bukuroshja nga Përmeti që synon

Shqiptarja nga Përmeti që jeton në SHBA, fituesja e kurorës "Mis Massachusetts", Polikseni Manxhari mori pjesë në sfilatën më të madhe të modës  “Sherri Hill Fashion” dhe “Mercedes-Benz Fashion Week 2015” në hotelin "The Plaza" në New York City.

 Kështu që, duket se ajo ka nisur edhe rrugën e saj, për pretenduar kurorën e “Miss USA 2015” që do të zhvillohet më 14 Qershor 2015.

Përmetarja në SHBA, Polikseni Manxhari, e cila ka fituar nëntorin e kaluar konkursin , “Miss Massachusetts USA”, transmeton Ina.

 Ajo u kurorëzua me kurorën "Miss Massachusetts 2015" në sfilatën e më të bukurave të shtetit të Masaçustes - në Universitetin Lowell në Tewksbury.

Manxhari, është e diplomuar në Shkollën e Lartë Rajonale Wachusett. Ajo ka studiuar për psikologji në Universitetin Verilindor. Ajo më parë, se të diplomohej ka punuar për kompaninë Samaritan, Inc.Dhe, më së fundi ka punuar si kordinatore në burimet njerëzore për rekrutimet në New England Team, Inc.

 24 vjeçarja e lindur në Shqipëri dhe më pas e emigruar në SHBA me familjen e saj, ka marrë edhe çmime të tjera, një nga të cilat është një bursë prej 45,600 dollarësh, nëse pranon të shkojë në Lindenwood University në St. Charles, Missouri.

 Deri tani në historinë e emigracionit shqiptar në SHBA, dy shqiptaro-amerikane, kanë arritur më parë në këtë finale, për Miss USA, por fati e ka sjell që asnjëra prej tyre nuk e kanë fituar dot kurorën e Miss Amerikës. Dhe, është interesantë fakti se edhe këtë vit është në garë edhe vajza e tretë shqiptare që konkuronë për garën e më të bukurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Këmbëngulja, puna e madhe dhe përkushtimi kanë bërë që unë të vazhdojë pretendimin për garën për më të bukurën e Amerikës. Edhe Albert Einstein dikur ka thënë se asnjëherë mos të heqim dorë nga ajo që ju doni të bëni, personi me ëndrra të mëdha është më i fuqishëm se ai me të gjitha faktet", ka theksuar bukuroshja shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04042911529541
array(1) { ["section"]=> string(50) "bukuroshja-nga-permeti-qe-synon-miss-usa-2015-4090" }