Bukuroshja shqiptare shpallet Miss Manchester

Publikuar tek: barometri, më 07:30 07-05-2018 Bukuroshja shqiptare shpallet Miss Manchester

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e rëndësishme për zgjedhjen e Miss Manchester, ndërkohë që kurorën e më të bukurës e ka fituar emigrantja nga Kosova, Fatime Gashi.

Por çfarë shkruajnë mediat britanike për të?

Historia e Gashit është cilësuar si mjaft frymëzuese për të gjithë moshataret e saj.

Fatime Gashi është 21 vjeç dhe ka emigruar gjithë vuajtje së bashku me familjen e saj drejt ishullit të Britanisë, në vitin 1999, duke u detyruar të lërë pas të gjithë të afërmit e saj për shkak të luftës.

21 vjeçarja aktualisht studion për mjekësi në Manchester, aty ku edhe jeton, ndërsa ka fituar zemrat e jurisë me zgjuarsinë dhe bukurinë e saj.

“Sa herë që ti ndihmon dikë, ti je hero”, ky ka qenë slogani që Fatimet e ka ndihmuar gjithmonë për të ecur përpara, dhe ky ishte slogani i cili e shpalli atë më të bukurën e Manchesterit, njërit prej qyteteve më të rëndësishme të Britanisë së Madhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034726142883301
array(1) { ["section"]=> string(52) "bukuroshja-shqiptare-shpallet-miss-manchester-119747" }