Bulevardi i Ri i Tiranës, kjo është surpriza që i pret qytetarët

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 29-03-2017 Bulevardi i Ri i Tiranës, kjo është surpriza që i pret qytetarët

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet në maj, si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fazën e fundit të punimeve që po kryhen në këtë segment, duke përfshirë edhe parkingun nëntokësor te ish Stacioni i Trenit, teksa po i jepet dora e fundit detajeve të projektit, si mbjellja e pemëve dhe vendosja e ndriçimit. Kryebashkiaku i Tiranës tha se me ritmin me të cilin po ecën puna, segmenti i parë prej afro 500 metrash do jetë gati në maj.

“Kemi ecur shumë me punimet në Bulevardin e Ri, duhen edhe pak javë derisa të hapet parkingu i madh nëntokësor. Duke filluar nga maji, do të hapim për përdorimrreth 400-500 metrat e para të Bulevardit, për të siguruar edhe hyrjen në parkim për ata që kanë punë në zonën e  ish Stacionit të Trenit”, tha Veliaj. Ai ndoqi nga afër punën për vendosjen e ndriçimit në Bulevard, si dhe të shesheve, duke theksuar se do krijojë një ambient të qetë dhe komod për qytetarët.

Veliaj_inspektim_te_bulevardi_i_ri_per_ndricimin_5.jpg

“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme për ndriçimin. Akset kryesore do të ndriçohen me një ndriçim të përshtatshëm për makinat, e për të gjithë ata që do të përdorin bulevardin. Do të kemi një ndriçim më miqësor për sheshet kryesore, duke nisur nga sheshi kryesor që është tek ish Stacioni i Trenit, pra aty ku kryqëzohet Bulevardi i Ri me të vjetrin dhe me Unazën, dhe mandej të dyja shëtitoret”, shtoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë tha se po punohet në mënyrë të veçantë me gjelbërimin në dy krahët e segmentit. Sipas tij, puna e kryer deri më tani me mbjelljen e pemëve do të jetë një surprizë e bukur për të gjithë qytetarët në momentin e hapjes së kësaj pjese të Bulevardit. “Ndërkohë që gjithë muaji mars ka qenë një muaj i pyllëzimit të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, Liqeni i Farkës, Liqeni i Tiranës dhe kryesisht pyllëzimi më i madh, bimësia më e madhe është mbjellë në bulevardin e ri. Kur të hapet perdja te ish Stacioni i Trenit, besoj se do të jetë një surprizë shumë e këndshme për qytetarët, teksa do të shohin që mijëra pemë, tashmë të rritura, i kanë dhënë shumë hir Bulevardit të Ri”, u shpreh Veliaj.

Veliaj_inspektim_te_bulevardi_i_ri_per_ndricimin_2.jpg

Ai theksoi se Bulevardi i Ri do jetë një hapësirë që respekton ata që duan të ecin me makina, si dhe kalimtarët apo edhe ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon. “Është konceptuar shumë i ngjashëm me bulevardet ndoshta më të mira sot në Europë, si Champs-Elysee, etj, ku pjesa qendrore i kushtohet makinave, ndërsa po aq hapësirë i kushtohet këmbësorëve, kryesisht për korsi biçikletash dhe për të gjithë ata që do të duan të shëtisin e të shijojnë gjelbërimin që është konturuar në formë lulishtesh lineare, gjatë gjithë gjatësisë së bulevardit”, përfundoi kreu i bashkisë.

Veliaj_inspektim_te_bulevardi_i_ri_per_ndricimin_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bëhu një hero! "Vodafone Albania" organizon fushatën e 11-të të dhurimit të gjakut për talasemikët
ZBULOHET SKANDALI: Procedohet penalisht drejtori i fondacionit të bamirësisë dhe 3 vullnetarë »
Article Logic
Execution time: 0.011392116546631
array(1) { ["section"]=> string(69) "bulevardi-i-ri-i-tiranes-kjo-eshte-surpriza-qe-i-pret-qytetaret-73468" }