Bullgarët votojnë në zgjedhjet lokale

Publikuar tek: bota, më 16:18 27-10-2019 Bullgarët votojnë në zgjedhjet lokale

Bullgarët po votojnë në zgjedhjet lokale, që shihen si test për partinë e qendrës së djathtë GERB, të kryeministrit Boyko Borisov.

Blloku i socialistëve pro-rusë dhe liberalëve pro-perëndimor do të sfidojnë partinë GERB, e cila fitoi zgjedhjet më 2014.

Rreth 6,2 milionë persona kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Fokusi kryesor mbetet gara në kryeqytet, Sofje, ku kryetarja aktuale e partisë GERB, Yordanka Fandakova, po kërkon të fitojë mandatin e katërt.

Ajo po sfidohet nga Maya Manolova, një kandidate e pavarur që po mbështetet nga partitë opozitare.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton 50 për qind, atëherë do të mbahet raundi i balotazhit.

GERB fitoi zgjedhjet evropiane në muajin maj, pavarësisht akuzave për korrupsion ndaj figurave kyçe të kësaj partie.

Vendvotimet për zgjedhjet në Bullgari u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00./rel

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012319087982178
array(1) { ["section"]=> string(44) "bullgaret-votojne-ne-zgjedhjet-lokale-183700" }