Bulqizë, 19 vjeçari devijon nga rruga, përplas me mjetin e tij tre 11 vjeçaret dhe një tjetër shtetas

Publikuar tek: aktualitet, më 18:15 04-05-2017 Bulqizë, 19 vjeçari devijon nga rruga, përplas me mjetin e tij tre 11 vjeçaret dhe një tjetër shtetas

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident rrugor midis Qytetit të Vjetër dhe Qytetit të Ri Bulqizë, teksa një 19 vjeçar ka dalë nga rruga me mjetin e tij duke aksidentuar 3 vajza rreth 11 vjeçe dhe një të rritur.

Mësohet se i riu ka dashur të shmangë një fëmijë që i ka prerë rrugën por nuk e ka manovruar devijimin e automjetit të tij.

Nnjoftimi i policisë: 

 Bulqizë Informacion paraprak

Në aksin rrugor midis Qytetit të Vjetër dhe Qytetit të Ri Bulqizë, ka dalë nga rruga një automjet. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugoredhe pas verifikimit ka rezultuar se: Shtetasi Aurel H, 19 vjeç, duke drejtuar automjetin me targë AA 690 HY, sipas deshmisë së tij, dyshohet se për të shmangur një fëmijë që i ka prerë rrugën, ka devijuar mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Në momentin e daljes nga rruga, ka aksidentuar katër shtetas, ku tre prej tyre ishin fëmijë të cilët ishin duke lëvizur në trotuar dhe konkretisht: U.H, K.J, dhe E. B nga 11 vjeç (të tria vajza) si dhe shtetasin Sh. S, 31 vjeç. Të katër të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është dërguar në spital në Bulqizë për ndihmë mjekësore edhe drejtuesi i mjetit, edhe ky jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjehrri e vrau me levë se nuk i bëri kafenë, përcillet për në banesën e fundit nëna e dy fëmijëve
Atentat me armë zjarri në Tiranë, motoristi nxjerr pistoletën dhe qëllon të riun »
Article Logic
Execution time: 0.010672092437744
array(1) { ["section"]=> string(105) "bulqize-19-vjecari-devijon-nga-rruga-perplas-me-mjetin-e-tij-tre-11-vjecaret-dhe-nje-tjeter-shtetas-77491" }