Një aksident në minierën e kromit në Bulqizë i ka marrë jetën një minatori ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Viktima është shtetasi Izet Keta, 60 vjeç, përgjegjës turni në minierë. Aksidenti ka ndodhur në galerinë numër 4, ndërsa i plagosur ka mbetur minatori Agron Daxha rreth moshës 50 vjeç. Aksidenti ka ndodhur rreth një orë më parë në galerinë e administruar nga firma "Kevger". Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.