Bundestagu gjerman për Kodin Zgjedhor: Për të ardhur keq që marrëveshja nuk është kodifikuar, të miratohet pa ndryshime

Publikuar tek: politike, më 17:24 09-07-2020 Bundestagu gjerman për Kodin Zgjedhor: Për të ardhur keq që marrëveshja nuk është kodifikuar, të miratohet pa ndryshime Johann Wadephul

Zv.Presidenti i CDU/CSU, Johann Wadephul, ka reaguar në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor, marrëveshje e arritur nga palët politike në tryezën e Këshillit Politik më 5 qershor.

Përmes një shënimi në twitter, Wadephul shpreh keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është kodifikuar ende, teksa i bën thirrje palëve që ta miratojnë atë pa asnjë ndryshim.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”,- shkruan në Twitter Wadephul.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009922981262207
array(1) { ["section"]=> string(124) "bundestagu-gjerman-per-kodin-zgjedhor-per-te-ardhur-keq-qe-marreveshja-nuk-eshte-kodifikuar-te-miratohet-pa-ndryshime-213353" }