Bunk’art hapet sërish në prill, vjen me surpriza të reja dhe një hyrje të re “spektakolare” (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:26 20-03-2016 Bunk’art hapet sërish në prill, vjen me surpriza të reja dhe një hyrje të re “spektakolare” (Foto)

Bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar gjatë diktaturës do të hapet sërish për vizitorët në muajin prill, ndërsa pritet që këtë sezon të ketë edhe surpriza të reja.

Një prej surprizave që nga menaxhuesit e Bunk’art është quajtur si “spektakolare” është hyrja e re për në bunkerin anti-bërthamor, e që mesa duket do të kryhet nga një tunel i gjatë nëntokësor i paekspozuar më parë për publikun.

“Së shpejti ekspozita video-muzeale do të hapet për sezonin e sajë të dytë. Vazhdoni të prenotoni vizitat për shkolla, dhe grupe turistësh me anë të modulit të pranishëm në faqen zyrtare të internetit.

Bunk'art ka mbyllur sezonin e tij të parë në datë 30 dhjetor me më tepër se 60.000 vizitorë. Sezoni i dytë do të hapë sëshpejti me surpriza të reja”, thuhet në njoftim. Bunk'art pritet të hapë dyert për vizitorët në datën 15 prill.

105648.jpg

gw5gw5egwe5gwe5g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077509880065918
array(1) { ["section"]=> string(99) "bunk-art-hapet-serish-ne-prill-vjen-me-surpriza-te-reja-dhe-nje-hyrje-te-re-spektakolare-foto-35574" }