15 kilogram drogë e llojit Kanabis Sativa është sekuestruar ditën e sotme në Mirditë gjatë operacionit “Buongiorno” .
Policia e Shtetit ka vënë në pranga shtetasit, Albert Mikeli, Ded Mikeli dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim përkatësisht Zef Gjikola e Algert Mikeli. Krahas drogës së gjetur janë sekuestruar mjete të tjera si 2 telefona e peshore të vogla. Materialet i janë dorëzuar prokurorië për hetim të mëtejshëm.