Burg për 12 anëtarët e bandës shqiptare të kokainës në Londër (FOTO-EMRAT)

Publikuar tek: bota, më 15:41 15-07-2019 Burg për 12 anëtarët e bandës shqiptare të kokainës në Londër (FOTO-EMRAT) Anëtarët e bandës shqiptare që shpërndanin kokainë në Londër

Me 33 vite burg në total janë dënuar 12 anëtarët e një bande shqiptarësh që merreshin me trafik dhe shpërndarje kokaine në Londër.

Banda e mirëstrukturuar, e përbërë nga 2 krerë, 8 shpërndarës dhe 2 persona të tjerë, u kap gjatë një aksioni anti-drogë me 1.2 kg kokainë, vlera e të cilës shkonte rreht 144 mijë paund.

Sipas policisë britanike që kreu 8 muaj hetime, krerët e bandës së kokainës ishin Bledar Ponari, 28-vjeç dhe Fjoralb Fera, 21-vjeç, të dënuar me 64 dhe 60 muaj heqje lirie.

Anëtarët e tjerë të bandës janë Halil Shehu, 22-vjeç, Klevis Drahzi, 20-vjeç, Fabio Domi, 21-vjeç, Mario Prendi, 27-vjeç, Albi Hoxha, 23-vjeç, Bledar Xhani, 23-vjeç, Dritan Jella, 33-vjeç, Kladji Qyra 22-vjeç, Emirjan Demiraj 22-vjeç dhe Erdi Nezaj, 25-vjeç, të cilët morën dënime nga 11 në 34 muaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091090202331543
array(1) { ["section"]=> string(79) "burg-per-12-anetaret-e-bandes-shqiptare-te-kokaines-ne-londer-foto-emrat-172281" }