Burg për Ermal Hoxhën, Avokati: Ishte taksixhiu i kolumbianëve

Publikuar tek: aktualitet, më 15:13 17-01-2015 Burg për Ermal Hoxhën, Avokati: Ishte taksixhiu i kolumbianëve Ermal Hoxha

‘’Arrest me burg’’ për Ermal Hoxhën, Ilir Hysenin dhe për dy kolumbianët Cesar Avila dhe Wather Moreno. Ky është vendimi i marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të akuzuarit për krim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Jashtë syrit të medies, gjyqtarja Liljana Baku pranoi kërkesën e prokurorit Olsian Çela për t’i lënë në burg katër të pandehurit, arrestuar pas zbulimit të laboratorit të përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Avokati i Ermal Hoxhës, nipi i  ish-diktatorit Enver Hoxha deklaroi pas seancës se është e vërtetë se klienti I tij I ka shoqëruar dy kolumbianët në Xibrakë por vetëm në rolin e taksistit. “Ne kërkuam në gjykatë që arrestimi I kryer në drejtim të klientit që unë përfaqësoj të konsiderohet I paligjshëm, për faktin se në adresë të tij nuk ka asnjë provë konkrete, që të legjitimojë akuzën. Po, I ka shoqëruar kolumbianët. Çdonjëri nga ne mund të shoqërojë persona për interesa ekonomike. Ai ka shoqëruar dy kolumbianët, ata e kanë paguar si taksist. Ne do të ndjekim shkallët e gjykimit. Ermal Hoxha nuk ka makinë të tijën, nuk ka lëvizur me Ferrari nëpër Tiranë, është I papunë, I pashtëpi, është me qira. Klienti im nuk e pranon akuzën sepse nuk ka kryer vepër penale. Me makinën e vëllait të tij I ka shoqëruar të ndaluarit”, tha Asad Hadëraj, avokati I Ermal Hoxhës.

Mësohet se ditën e nesërme do të jepet masa e sigurisë edhe për 5 të arrestuarit e tjerë :Saimir Batku, Kastriot Imeri, Gentjan Gjonaj, Arjan Dalipi dhe Kelment Dalipi. Prokuroria ka kërkuar edhe për ta ‘’Arrest me burg’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: «
Brenda laboratorit në Xibrakë, si përpunohej kokaina »
Article Logic
Execution time: 0.01160192489624
array(1) { ["section"]=> string(64) "burg-per-ermal-hoxhen-avokati-ishte-taksixhiu-i-kolumbianeve-799" }