Burg për “meme”-t? Rama: U habita dhe unë kur më thanë, s’ndalohen se unë argëtohem me to

Publikuar tek: politike, më 21:12 03-12-2020 Burg për “meme”-t? Rama: U habita dhe unë kur më thanë, s’ndalohen se unë argëtohem me to

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka të ngjarë të ndalohen ato që në gjuhë të huaj njihen si “meme”, fotomontazhe me tekst që në thelb kanë humorin.

Në emisionin “Politikon” në “Ora News”, Rama tha se “bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune që po punon për kodin e ri penal”.

Rama i bëri edhe një ftesë të hapur karikaturistit të njohur Bujar Kapexhiu, që të ekspozojë në Kryeministri të gjitha karikaturat që ka bërë për të.

“Siç ka ndodhur për ju dhe ata që janë habitur nga ky lajm, ashtu ka ndodhur edhe me mua kur më thanë. Është e pamundur të ndalosh memet, por edhe e dyta se unë argëtohem me meme, dhe jam një shijues i herët i humorit vizual po themi. Kam pasur dëshirën, dhe e kam akoma, që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në Kryeministri. Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune i ngritur që po punon për Kodin e ri Penal.

Është krijimtari dhe s’mund të censurohet, por këtu bëhet fjalë për montazhe. Është shumë shpejt për të denoncuar një fakt të tmerrshëm, që s’është kështu”, u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha i përgjigjet Ramës: Nuk punon për njerëzit dhe shëndetësinë, por merresh me MEME. Do t’u mbyllësh gojën kritikëve
Rama te TV i Ylli Ndroqit, flet për SEKUESTRIMIN: E bën drejtësia dhe s’ka lidhje me influencimin tim të linjës tuaj editoriale »
Article Logic
Execution time: 0.012516975402832
array(1) { ["section"]=> string(91) "burg-per-meme-t-rama-u-habita-dhe-une-kur-me-thane-s-ndalohen-se-une-argetohem-me-to-230090" }